Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Donald Trump Foto:CNN

Donald Trump la zyrtarët qeveritarë në Madrid të hutuar pasi ai gabimisht tha se Spanja ishte një shtet anëtar i BRICS-it dhe i kërcënoi ata me tarifa.

BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, shkruan SkyNews.

rump bëri këtë gafë kur u pyet nga një gazetar për vendet e NATO-s “si Spanja”, të cilat nuk e përmbushin minimumin e shpenzimeve prej 2 për qind të prodhimit ekonomik për mbrojtjen.

Lideri amerikan tha se shpenzimet e Spanjës për mbrojtjen ishin “shumë të ulëta”, pastaj kaloi menjëherë tek BRICS.

“Ata janë një shtet i BRICS, Spanja. A e dini çfarë është një shtet i BRICS? Do ta kuptoni”, tha ai para gazetarëve në Zyrën Ovale, përpara se të thoshte se do të ndëshkonte ekonomikisht shtetet nga blloku.

“Do të vendosim të paktën një tarifë 100 për qind mbi biznesin që bëjnë me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Si përgjigje, zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Pilar Alegria, tha se nuk ishte e sigurt se pse presidenti amerikan e bëri këtë koment.

“Nuk e di nëse pohimi i bërë nga presidenti Trump ishte rezultat i një ngatërrimi apo jo, por mund të konfirmoj se Spanja nuk është pjesë e BRICS”, tha Alegria.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika