Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur qëndrimin e tij në Davos, Zvicër, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Kryeministri Kurti pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s
“Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë.
Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror, e nesër vijojmë mes tjerash edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.