Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ndarë një video-mesazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar objektivat e administratës Trump dhe rëndësinë e tyre për Kosovën.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka theksuar besimin se Kosova do të përparojë drejt anëtarësimit në NATO gjatë mandatit të kësaj administrate.
“Këtu u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat për këto katër vjet. Kosova besoj do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi në NATO direkt dhe shpejt”, ka thënë Haradinaj në Facebook.