DASH pezullon udhëtimet dhe pranimin e refugjatëve në SHBA

Departamenti i Shtetit ka ndaluar të gjitha udhëtimet dhe procedurat për refugjatët që synojnë të hyjnë në SHBA, sipas një udhëzimi të brendshëm të siguruar nga CBS News

Presidenti amerikan, Donald Trump.

Departamenti i Shtetit ka ndalur të gjitha udhëtimet e refugjatëve drejt SHBA-së dhe ka pezulluar procesin e trajtimit të tyre.

Kjo masë, e bazuar në udhëzime të brendshme të marra nga CBS News, prek gjithashtu një program të administratës së Bidenit që lejonte qytetarët amerikanë të sponsorizonin refugjatë.

Sipas memorandumit të Departamentit të Shtetit, të gjitha udhëtimet e planifikuara të refugjatëve janë anuluar dhe nuk do të bëhen prenotime të reja.

Pezullimi nuk prek mbajtësit e Vizave Speciale Emigruese (SIV), të cilët kanë bashkëpunuar me forcat ushtarake amerikane.

Kjo lëvizje vjen pasi Trump, i cili u betua sërish si president të hënën, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon Programin e Pranimit të Refugjatëve të SHBA-së (USRAP).

Në urdhrin e tij, Trump deklaroi se SHBA-ja aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të integruar një numër të madh emigrantësh dhe refugjatësh pa cënuar burimet për qytetarët amerikanë.

Pezullimi i USRAP do të jetë në fuqi derisa pranimet e refugjatëve të përputhen me “interesat e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Megjithatë, memorandumi nuk specifikon kohëzgjatjen e pezullimit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika