Bajrami: Qytetarët duhet të zgjedhin mes pushtetit autokrat dhe programit që i zgjidh problemet e tyre

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), dhe njëherit kandidate për deputete, Hykmete Bajrami ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mençur që të zgjedhin mes një pushteti autokrat dhe programit i cili ofron zgjidhje për problemet e tyre.

Ajo tha se programi i LDK-së, “Rruga e Re”, ofron investime kapitale, paga e pensione më të larta.

“Sot qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë programin ‘Rruga e Re’, i cili ofron investime kapitale, paga më të larta, pensione më të larta, barna falas për pensionistët dhe zgjidhjen e shumicës së problemeve, dhe kanë para vetës një parti tjetër politike e cila ishte katër vite në pushtet me pushtet absolut dhe sot po kërkon ta ketë mbështetjen që të ketë nën kontroll edhe institucionet e drejtësisë. Qytetarët duhet të bëjnë pyetje pse Albin Kurtit i duhet ta ketë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe pse i duhet ta ketë nën kontroll prokurorinë dhe gjyqësorin”, ka deklaruar ajo në Presing në T7.

“Qytetarët duhet të jenë aq të mençur sa të zgjedhin në mes të një pushteti autokrat dhe një programi i cili ka zgjdhje konkrete për të gjitha problemet me të cilat ata ballafaqohen”, është shprehur ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika