Abdixhiku: 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën, Barileva mbështet programin ‘Rruga e Re’

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit me qytetarë në Barilevë, ka theksuar se programi "Rruga e Re" do të sjellë investime prej 1.5 miliardë për Prishtinën dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet punëtore të këtij fshati

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një tubim me qytetarë në fshatin Barilevë, të Prishtinës, gjatë ditës së 12-të të fushatës zgjedhore.

Ai ka shprehur entuziazëm dhe ka theksuar se ky fshat, që njihet si “hambar i Prishtinës”, ka shfaqur mbështetje të jashtëzakonshme për programin e tij “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka deklaruar se me investime prej 1.5 miliardë eurosh brenda katër vjetëve, ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet dhe qyteti do të përfitojë më së shumti nga ky program.

Ai theksoi se Barileva dhe familjet punëtore të kësaj zone do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë nga ky zhvillim ekonomik.

“I lumtur tej mase me momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë. Tashmë kjo gjendje është frymë; dhe atë frymë e fortë e ndryshimit! Faleminderit Barilevë. Donjetë, Ismet e Fadil, vazhdoni punën e mirë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika