Arrestohet një i mitur në Mitrovicë për vjedhje dhe hyrje në sisteme kompjuterike

Një i mitur është arrestuar në Mitrovicë, i dyshuar për vjedhje të pajisjeve teknologjike dhe shpërndarjen e tyre në rrjete sociale

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në Mitrovicë është arrestuar një i mitur, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “hyrje në sisteme kompjuterike”.

Sipas Policisë, në datën 17 janar 2025, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, i dyshuari thuhet se kishte hyrë në një lokal dhe kishte vjedhur pajisje teknologjike.

Në njoftim thuhet se i mituri përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa prej pajisjeve të vjedhura.

“Mitrovicë Jugu / 17.01.2025 – 16:30. Më 22.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k (i mitur) për shkak se i njëjti përmes një telefoni të vjedhur kishte postuar për shitje në rrjete sociale disa pajisje teknologjike që ishin vjedhur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas arrestimit dhe intervistimit nga Policia, Prokuroria ka caktuar ndaj tij masën e ndalimit policor për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika