Intervistohet një i dyshuar për lëshimin e Urës së Badocit në qarkullim pa testim final

Një person është intervistuar lidhur me lëshimin e Urës së Badocit në qarkullim pa u kryer testimi final

Një person është intervistuar lidhur me lëshimin e Urës së Badocit për qarkullim, pa u kryer ende testimi final.

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se pas intervistimit, rasti është kaluar për procedura të rregullta hetimore, duke u hetuar për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

Ura e Badocit u hap për qarkullim në fillim të këtij viti, por pas disa ditësh u mbyll për shkak të mospërfundimit të testimit final të strukturës.

“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, para disa ditësh kishte reaguar në Facebook, duke theksuar se testimi është thjesht një procedurë formale pasi, sipas tij, ura është stabile dhe është ndërtuar sipas standardeve të larta.

Ai ka shtuar se gjatë gjithë periudhës që ura ka qenë në përdorim, janë kaluar mjete me pesha të rënda pa ndodhur asnjë problem.

Ura e Badocit u mbyll 20 muaj më parë, ndërsa 13 muaj kanë kaluar që nga dhënia e tenderit për ndërtimin e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika