Nuk i ofroi IKD-së qasje në dokumente publike, AIP-ja gjobit KPK-në me 3 mijë euro

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka marrë vendim me të cilin i shqiptoi gjobë Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në shumën prej 3 mijë euro.

Ky vendim është marrë më 21 janar 2025 pas shqyrtimit të ankesës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), për heshtjen e KPK-së ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike.

Sipas vendimit, kërkesa e palës ankuese (IKD) ka pasur të bëjë me qasje në informacione se sa aktakuza ishin ngritur nga secili prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, për sa persona të akuzuar për departament, si janë zgjidhur dhe për të njëjtat a është ushtruar ankesë në instanca më të larta gjyqësore. Po ashtu, edhe se sa aktakuza janë ngritur në gjatë viteve 2021, 2022 dhe 2023, a ka qenë vendimi lirues apo dënues dhe për të njëjtat a është ushtruar ankesë në instanca më të larta gjyqësore.

Në vendim, bëhet e ditur se kërkesa e IKD-së për qasje në dokumente publike ishte parashtruar më 25 tetor 2024. Përderisa, ankesa në AIP ishte parashtruar më 6 nëntor 2024.

Aty thuhet se AIP gjatë shqyrtimit të ankesës, e ka obliguar KPK-në që t’i ofrojë palës ankuese (në këtë rast IKD-së) qasje të plotë në informacionet që kanë qenë objekt kërkese.

Sipas vendimit, KPK-ja me gjithë paralajmërimin e AIP-së se kishte vetëm shtatë ditë afat për ta jetësuar kërkesën e palës ankuese, duke i ofruar qasje në informacionet e kërkuara, nuk e ka zbatuar vendimin e Agjencisë.

Po ashtu, në vendim thuhet se duke pasur parasysh heshtjen e KPK-së, si rrjedhojë e moszbatimit të këtij vendimi, AIP me anë të njoftimit për shqiptimin e gjobës administrative të 8 janarit 2025, ka njoftuar zyrtarin kryesor administrativ se mund ta shfrytëzojë afatin prej 7 ditësh për të përmirësuar shkeljen e evidentuar në vendimin e lartcekur, para se të shqiptojë gjobë administrative.

Në lidhje me këtë, thuhet se institucioni publik (KPK), më 10 janar 2025, ka kërkuar afat shtesë nga AIP edhe për një muaj për sigurimin e të dhënave për palën ankuese (IKD).

Arsyetimi i tyre, sipas vendimit, kishte qenë se gjatë evidentimit ka pasur një problem teknik në arkivimin e tyre dhe se nevojitet një periudhë njëmujore për t’i nxjerrë të dhënat nga raportet evidentuese.

Por, në vendim thuhet se AIP e ka njoftuar Këshillin Prokurorial se nuk ka ndonjë bazë ligjore që e mbështet shtyrjen e afatit, duke e lënë afatin e pandryshuar. Përderisa, thuhet se KPK-ja nga 8 janar 2025, nuk i ka përcjellë AIP-së informacionet e kërkuara ng apala ankuese (IKD).

“Andaj, Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke pasur për bazë faktin se institucioni publik nuk i ka përcjellë informacionet objekt kërkese dhe nuk ka ofruar ndonjë bazë ligjore për mos ofrimin e qasjes në dokumente publike, është detyruar të vazhdojë me hapin e radhës së shqyrtimit të kësaj ankese, duke nxjerrë vendimin Nr.Gj-1001/2024, përmes të cili i shqiptohet gjobë institucionit publik në fjalë, shuma e së cilës bazohet në paragrafin 3 të nenit 33 të Ligjit Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike”, thuhet në fund të arsyetimit të këtij vendimi.

KPK-ja obligohet që shumën prej 3 mijë euro ta paguajë në afat prej 30 ditësh dhe se me kalimin e afatit të përcaktuar, i njëjti kthehet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga përmbaruesi privat.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur mund të paraqesë padi për kundërshtim në gjykatë kompetente për çështje administrative në afat prej 30 ditësh nga dita e dorëzimit të vendimit. Por, inicimi i konfliktit administrativ nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika