Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se këtë të enjte është funksionalizuar nënstacioni i ri i energjisë elektrike Ferizaj 3.
Ministrja Rizvanolli ka theksuar se inaugurimi i këtij nënstacioni është një hap i rëndësishëm që mundëson furnizim të sigurt dhe të besueshëm me energji elektrike për qytetarët në rajonin e Ferizajt.
“Ky investim jo vetëm që do të mundësojë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm për më shumë se dymbëdhjetëmijë konsumatorët, gjithashtu do të mbështes një zhvillim të qëndrueshëm të zonës dhe do të krijojë mundësi të reja për rritjen e sektorëve të ndryshëm ekonomik”, ka deklaruar Rizvanolli.
Inaugurimi i nënstacionit në Zonën Industriale në Ferizaj, i cili është me kapacitet prej 110/35/10(20) kV Ferizaj 3, do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për banorët dhe ekonominë e zonës së Ferizajt, Brezovicës, Shtërpcës, Kaçanikut dhe Shtimes.