“Tërmet” në Batllavë, Abdixhiku merr përkrahje masive: Podujeva është kthyer djathtë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim masiv në fshatin Batllavë, ku u mirëprit nga një numër i madh qytetarësh me entuziazëm dhe përkrahje të dukshme.

Abdixhiku theksoi se rikthimi i votës djathtë në Podujevë është tashmë i qartë dhe këtë moment e përshkroi si një “tërmet politik”.

“Batllavë. Tërmet!

Sa herë që jemi në Batllavë, në Gollak e Llap, ka një tubim që të lë pa fjalë! Siç dinë llapjanët vet! Sonte, në Batllavë, në takimin e kësaj nëndege e këtij fshati, gjetëm pritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e qartë se Podujeva është kthyer djathtë!

LDK është shndërruar në shpresë e shtëpi e të gjithë atyre që po kërkojnë ndryshim, prandaj, më 9 shkurt, nën numrin 124, ndryshim do të ketë!

Punë të mbarë Ekrem. Kandidatëve, Valonit, Arjetës, Qëndrimit, Fatlumes, Fehmisë e Mustafës, suksese!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika