Dy nga to janë në rajonin e Prishtinës, ndërsa dy të tjerat janë në rajonin e veriut të Mitrovicës.
“Prishtinë 18-19.01.2025 – 22:00. Më 23.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit përmes rrjeteve sociale kanë kanosur viktimën mashkull kosovar (gazetar). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
“Podujevë 22.01.2025 – 13:48. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili është në Burgun e Dubravës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Ndërsa dy rastet e tjera janë në Leposaviq dhe në veri të Mitrovicë, kun ë asnjërin rast nuk ka të arrtestuar.
“Fsh. Gnezane, Leposaviq 21.01.2025 – 09:00. Më 23.01.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se më datën 21.01.2025 gjatë punës se tij si kameraman, ishte kanosur nga ankuesi. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
“Rr. Vrnaqka Banja, Mitrovicë Veri 23.01.2025 – 19:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari sipas viktimës gjendet në Serbi. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.