“Historia e Leotrimit më rrëqeth”- “Padi ndaj Serbisë”, Kandidatja e PDK-së për deputete Arta Nallbani kërkon drejtësi për vrasjen e mbi 1432 fëmijëve nga forcat serbe

Kandidatja për deputete me numrin 102 e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Nallbani ka vizituar shtatoren e Leotrim Ahmetaj, 7 vjeçarit të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Ajo ka kërkuar drejtësi për Leotrimin dhe vrasjen e mbi 1432 fëmijëve të tjerë gjatë luftës.

Kandidatja Nallbani ka thënë se si nanë historia e Leotrimit e “rrënqethë” duke i krijuar “dhimje deri në palcë”.

“Leotrimi, vetëm 7 vjecar, i vrarë me 11 Shtator, 1998 nga armiku Serb.

Si nanë e 3 fëmijëve, historia e Leotrimit më rrënqeth sa herë e kujtoj dhe më krijon dhimbje deri në palcë. Ende nuk ka drejtësi për Leotrimin dhe as për më shumë se 1432 fëmijë të tjerë të vrarë, e jetojmë me mungesen e tyre në sofër dhe banka shkollore”, ka shkruar Nallbani në Facebook.

Nallbani ka thënë se duhet të bëhet padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë.

“Këto nuk duhet të mbeten vetëm statistika por një provë më shumë për padinë e gjenocidit serb, që duhet të adresohen”, ka shkruar kandidatja Nallbani.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika