Qytetarit L.V mbrëmë rreth orës 23:00 me metalin e armës iu goditë dritarja e veturës.
Pos saj, personi i njëjtë gjatë largimit me veturë gjuajti edhe me armë zjarri.
Krejt kjo ndodhi në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë të njohur ndryshe si rruga e Bledit.
Për këtë rast, menjëherë kanë reaguar një patrullë e Policisë së Kosovës të cilët nuk janë kthyer pa konfiskuar gjë.
“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një fishek dhe një gëzhojë”.
Policia, nuk ka dhënë të tjera detaje sot kur është pyetur nga televizioni pos që i dyshuari nuk është identifikuar nga viktima dhe se rasti po vazhdon te hetohet.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me armë ka goditur xhamin e veturës së tij, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe gjatë largimit i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.- Policia e Kosovës.
Televizioni ka tentuar të marr më shumë informata për gjendjen aktuale shëndetësore të viktimës por nga QKUK-ja nuk deshën të flasin.
Gjithsesi, Dukagjini merr vesh që viktima L.V nuk ishte plagosur nga gjuajtje me armë, por vetëm ishte lënduar, kurse motivet e rastit nuk dihen akoma.