Abdixhiku: Do t’i mbulojmë shpenzimet e të gjithë të porsalindurve në vitin e parë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në Shtime ka përsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve të të gjithë të porsalindurve në vitin e parë.

Sipas tij pelenat dhe qumështi do të jenë të falas për fëmijët deri në 12 mujorin e tyre. Përderisa ai foli edhe për fëmijën e tretë, që programi i tyre parashesh 5000€.

”Do të keni një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj! Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë. Mbi të gjitha, një Kryeministër rugovist që anëtarësimin në NATO e ka mision historik! Për këtë qëndroj unë dhe ekipi im! Për ketë kërkoj mbështetjen tuaj në Shtime tani! Njerëzit e Kosovës, janë lodhur duke i pritur mundësitë e premtimet që nuk ju vijnë, janë shterur nga shpresa e udhëheqësve që propagandojnë por s’japin asnjë rezultat. Njerëzit e Kosovës janë lodhur nga ndenja e braktisjes. Kësaj lodhjeje të tyre, ne i përgjigjemi me një thirrje’’, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika