Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë.
Ai këtë e ka bërë të ditur në fjalim drejtuar qytetarëve, ku tha se arsyeja ishte sulmi ndaj studentëve që ndodhi mbrëmë në Novi Sad para objekteve të Partisë Progresive Serbe në atë qytet.
Dorëheqje siç raporton N1 do të jap edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq.
Dorëheqja e Vuçeviqit dhe Gjuriqit, së bashku me publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ishte kërkesa e parë e opozitës dhe studentëve të Novi Sadit pas rënies së tendës më 1 nëntor, kur 15 persona. humbën jetën.
Çka pas dorëheqjes?
Neni 132 i Kushtetutës së Serbisë thotë se kryeministri e paraqet dorëheqjen te kryetari i Kuvendit dhe e njofton njëkohësisht presidentin e Republikës dhe publikun për vendimin e tij.
Kuvendi, në seancën e parë të radhës, konstaton dorëheqjen e kryeministrit.
Mandati i Qeverisë përfundon në ditën e konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit.
Pasi që Kuvendi ta konfirmojë dorëheqjen e kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të fillojë procedurën për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Qeverinë e re brenda 30 ditëve nga data e dorëheqjes së kryeministrit, presidenti i Republikës është i detyruar të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet e reja.