Ia refuzuan vizitën Gërvalles, Mehmetaj: Bashkëpunëtores së Serbisë nuk i hapet dera

Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar se familja e tij refuzoi një vizitë nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas një përvjetori në nder të axhës së tij dëshmor.

Mehmetaj e cilësoi Gërvallën si “bashkëpunëtore të Serbisë” dhe theksoi e një person i tillë nuk i meriton vizitat në familjet e dëshmorëve.

“Donika Gërvalla si ministre e Punëve të Jashtme e ka bërë kërkese me i vizituar familjet e dëshmorëve. Dhe daja im është dëshmor dhe hero i Kosovës, njëri nga dajtë, Sadik Rrustemaj. Dhe e ka vizituar familjen. Kur e patëm përvjetorin e axhës, edhe ai dëshmor, patë bërë kërkesë Gërvlla me ardh edhe tek ne. Edhe kjo të qet në vështirë, përkundër që e dinë që e ka për fushatë se kjo kurrë zi ka vizitu dajtë as neve më herët. Babin e patën vendos në vështirësi se në një anë daja dhe axha akne vdes për institucionet të Kosovës. Por kush e parashiko që vjen një punëtore, bashkëpunëtore e Serbisë edhe i udhëheq përkohësisht ato.

Nuk e patëm pranuar përfundimisht sepse bashkëpunëtores së Serbisë nuk i hapet dera”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika