Kabashi: Kurti ka ndërtuar karrierën politike mbi polarizimin me PDK-në, qytetarët e Skenderajt reaguan

Analisti politik Bekim Kabashi ka komentuar situatën e fundit në Skenderaj, ku disa qytetarë protestuan kundër tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka thënë se Albin Kurti ka ndërtuar karrierën e tij politike mbi polarizimin me PDK-në dhe liderët e saj historikë.

Sipas Kabashit, PDK është jo vetëm një parti politike, por një simbol i luftës çlirimtare, për të cilën Skenderaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Për këtë arsye, potencon Kabash,i se çdo tentativë për të polarizuar qytetarët e këtij bastioni të PDK-së ka nxitë reagime të tilla.

“Problemi i zotit Kurti është më i thellë, sidomos me Skënderajn, sepse ky qytet është bastioni kryesor i PDK-së. E gjithë karriera politike e zotit Kurti është ndërtuar mbi polarizimin me PDK-në dhe liderët historikë të saj.

Reagimi i mbrëmshëm i qytetarëve në Skenderaj ka qenë i vogël, megjithëse zhurma ishte e madhe. U pa se nuk ishin shumë njerëz dhe shumica prej tyre ishin fëmijë. Ky ishte një lloj proteste ndaj sjelljes që ka pasur zoti Kurti me PDK-në, e cila për Skenderajn nuk është vetëm një identitet politik, por përfaqëson edhe luftën çlirimtare, për të cilën Skenderaj ka dhënë një kontribut të madh dhe të jashtëzakonshëm.

Kjo është arsyeja pse ndodhi ajo situatë mbrëmë: një polarizim i madh.

Një pjesë e konsiderueshme e fajit për atë që ndodhi mbrëmë, pavarësisht se LVV-ja u përpoq t’ia faturojë PDK-së, i takon vetë zotit Kurti. Ai ka investuar shumë në polarizimin e skenës politike në Kosovë, veçanërisht në raport me PDK-në.”, ka thënë Kabashi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika