“Rruga në Kralevë e bllokuar” – Apelohet që të shmanget kalimi në Jarinjë shkaku i protestave në Serbi

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar nga protestues që nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, qarkullimi drejt pikës kufitare të Jarinjës është vështirësuar ndjeshëm.

Për të shmangur vonesat dhe problemet në komunikacion, autoritetet inkurajojnë udhëtarët të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare deri në njoftimin e radhës.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër.

Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika