Mushkolaj reagon ndaj deklaratave të Kurtit për dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj komentit të Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke theksuar se dorëheqja e Vuçeviqit është e lidhur me ndikimin e Kurtit.

Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”.

Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje

Dorëheqja e Vuçeviq erdhi pas protestave masive kundër qeverisë serbe, që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona në nëntor të vitit të kaluar.

“Vazhdimisht regjimi atje, Vuçiq dhe partia e udhëhequr nga Vuçeviq, kryeministri që dha dorëheqje, i kanë fajësuar të tjerët për protesta. Pra dorën e huaj. Duke mos e përjashtuar këta siç i quajnë ata ‘të shiturit te ndërkombëtarët’, të gjithë ata që marrin fonde ndërkombëtare…

Unë nuk besoj që Albin Kurti paska ndikuar që e thënë dorëheqja kryeministri Vuçeviq. Ai po thotë gjithçka, por jo të gjitha janë të vërtetë ose duhet me u marrë si të mirëqena. Por, është e vërtetë media kryesore që janë nën ndikim e Vuçiq në Serbi kanë pas raportime, në të cilat janë karakterizuar me gjuhë të urrejtjes, fyerje kundrejt Kurtit e Qeverisë së Kosovës kundrejt asaj çka ka ndodh në veri të Kosovës. Duke e konsideruar një fare terroi sipas tyre, që Qeveria po e bën ndaj serbëve të veriut”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika