Krasniqi: Mbështetja që po merr Hamza dhe PDK-ja na jep besim se do të dalim parti fituese më 9 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi se mbështetja për partinë dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza po rritet çdo ditë në të gjithë Kosovën.

Krasniqi vlerësoi se kjo është fushata më e gjatë zgjedhore në 17 vitet e fundit, pas zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme.

“Kjo është hera e parë pas 17 vitesh që e kemi një fushatë të gjatë 30 ditore me qenë se pesë palë zgjedhjet e kaluara kanë qenë të parakohshme dhe rëndom fushata zgjedhore ka qenë 10 ditë, por përtej kësaj, në fakt fushata zgjedhore ka filluar qysh herët. Unë besoj që, mund të flas për PDK-në, që nga fillimi i shtatorit ne kemi qenë në aktivitete të vazhdueshme edhe më parë me qenë se kishim një iniciativë për zgjedhje të parakohshme që nuk u materializua dhe përgatitjet tona kanë qenë të hershme, në kuptimin e mobilizimit tonë strukturor, përgatitjes së programit dhe fushatës së kandidatit tonë zotëri Bedri Hamza si dhe takime të tjera anë e mban Kosovës. Unë mund t’ju them që i inkurajuar shumë me atë që e shoh çdo  ditë dhe çdo mbrëmje anë e mban Kosovës, ka një energji shumë pozitive. Tubimet tona janë përtej masovitetit, entuziaste.

E shohim një numër të madh të njerëzve që nuk kanë qenë pjesë e tubimeve ndoshta në 2-3 palë zgjedhjet e kaluara dhe  duke qenë se kam qenë gjithmonë i involvuar në udhëheqjen e fushatave të partisë që nga viti 2007, e vërej një dallim edhe në kuptim të mbështetjes edhe të energjisë që ma kujton pak a shumë edhe vitin 2014”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Click” në Rtv 21.

Tutje Krasniqi tha se tashmë në 10-ditëshin e fundit fokusi i tyre është që të jenë sa më afër qytetarëve dhe shumë qyteteve dhe se duke e parë këtë mbështetje që po merr PDK-ja dhe Bedri Hamza, i bën të besojnë se do të dalin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Por që fokusin aktual e kemi që në 10 ditët e mbetura të shkojmë në sa më shumë vende, të jemi sa më pran qytetarëve për ta promovuar kandidaturën e Bedri Hamzës por edhe programin tonë zgjedhor si dhe për të kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. Unë jam shumë optimist, e shoh trajektoren e rritjes së PDK-së, mbështetjes për ne, mbështetjes për kandidatin tonë në vazhdimësi dhe normalisht kjo na jep edhe besim edhe forcë për të dal fitues në këto zgjedhje”, theksoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika