Studentët e FSHK-së digjitalizojnë Depon e UKZ-së me një sistem inovativ

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan kanë realizuar një projekt të rëndësishëm për modernizimin dhe automatizimin e proceseve universitare.

Ata kanë digjitalizuar Depon e UKZ-së thuhet në njoftimin e këtij universiteti.

“Alma Hoxha, Njomza Krasniqi, Alkete Miftari, Donesa Shala dhe Aulina Spahiu, nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe mbështetjen e Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prezantuan Sistemin për Menaxhimin e Depos (SMD), një platformë digjitale që do të lehtësojë menaxhimin e materialeve dhe kërkesave për materiale në universitet”.

“Sistemi u zhvillua në kuadër të lëndës Projekti SEW, duke kombinuar teori dhe praktikë për të krijuar një zgjidhje funksionale që synon të përmirësojë organizimin dhe transparencën në administrimin e depos së UKZ-së”.

Studentët janë përgëzuar nga rektori Artan Dërmaku.

“Studentët tanë kanë dëshmuar se posedojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar zgjidhje inovative që ndihmojnë institucionin dhe avancojnë teknologjinë në administratën universitare. Ky sistem do të ketë ndikim pozitiv në funksionimin e depos dhe do të shërbejë si një shembull për projekte të tjera të ngjashme në të ardhmen,” ka thënë Dërmaku.

Kurse udhëheqësja e projektit, Profesoresha Lindita Nebiu-Hyseni, ka vlerësuar punën e studentëve duke thënë se ky sistem është një dëshmi e potencialit të tyre për të zhvilluar zgjidhje teknologjike të dobishme për institucionin.

“Ky projekt është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit mes studentëve dhe stafit akademik për të krijuar diçka me vlerë reale për universitetin. Sistemi për Menaxhimin e Depos do të ndihmojë në përmirësimin e proceseve të punës dhe do të jetë një model frymëzues për gjeneratat e ardhshme,” ka thënë Nebiu-Hyseni thuhet ndër të tjera në njoftim.

Dit më parë në këtë universitet është digjitalizuar edhe Biblioteka nga një ekip e studentëve.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika