Në Jabllanicë të Gjakovës ka ndodhur një tragjedi rreth orës 22:30 të mbrëmjes të së shtunës.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre të rinjë rreth moshës 15 vjeçare që ndodheshin në të.
Për fat të keq, tre të miturit kanë humbur jetën.
Objekti ishte i pabanuar ndërsa në të kaluarën ishte shitore e fshatit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj pë RTK-n.
“Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e policisë, ekipet e emergjencës, ambulanca dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e fëmijëve në vendngjarje”, deklaroi ai.
Gjithashtu, për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit ku veprimet janë duke u ndërmarrë në koordinim me të për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ka thënë Elezaj.