Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Me këtë rast, ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Ardian Gjini.
Gjini tha se është tronditur nga ky lajm.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi, të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajses engjujt!”, u shpreh Gjini.