Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara e periudha me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale pritet të sillen mes 0 dhe dy gradë celsius, e maksimalet mes 8 dhe 11 gradë.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.