Lahi Brahimaj anulon aktivitetet politike për sot pas tragjedisë në Jabllanicë

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka anuluar të gjitha aktivitetet politike të parapara të mbante sot, për nder të tragjedisë së ndodhur mbrëmë në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbeten të vdekur tre të mitur.

Brahimaj përmes një postimi në “Facebook” tha se qyteti i Gjakovës sot gjendet i veshur nën petkun e zi pasi shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jeten e tre të rinjve.

|Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi.

Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona.

Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakoven dhe Kosoven, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku.

Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara|, ka shkruar Brahimaj.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika