Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh e pikëlluar për vdekjen e profesorit Isuf Dedushaj.
Osmani tha se Dedushaj është një prej personaliteteve më të shquara në fushën e epidemiologjisë, shkencës dhe sferës akademike.
“Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shëndetësisë dhe edukimit mjekësor në Kosovë. Me një karrierë të pasur akademike dhe shkencore, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme si mjek, epidemiolog dhe profesor universitar”, tha Osmani në ngushëllimin drejtuar familjes Dedushaj.
Ajo theksoi se bashkëndjenë bashkë me familjen në këto çaste të rënda.
“Ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, u shpreh e para e shtetit.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Isuf Dedushajn!”, theksoi presidentja Osmani në telegramin e ngushëllimit.