Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot

Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot. Kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti, vdiqën tre fëmijë.

Njoftimin e bëri njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica.

“Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre.

Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente të vështira.

Për sot, Koalicioni për Familjen ndërpret çdo aktivitet të planifikuar në teren.

Ftojmë organet e rendit të zbardhin rastin e vdekjes së tyre në një shtëpi të pabanuar ku si pasojë e shembjes kanë pësuar tragjikisht.”, ka shkruar Korenica.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika