Tragjedia në Jabllanicë, Avokati i Popullit kërkon hetim urgjent dhe masa për parandalimin e rasteve të tilla

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka kërkuar hetime urgjente dhe masa parandaluese pas humbjes tragjike të jetëve të tre fëmijëve nga shembja e një shtëpie të braktisur në Jabllanicë të Gjakovës

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve, si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur në Jabllanicë të Gjakovës.

Qelaj ka bërë thirrje për hetime të menjëhershme dhe masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit,” ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e parandalimit të ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

“Është e domosdoshme që të punohet në parandalimin e tragjedive të tilla, që të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut”, ka shtuar Avokati i Popullit.

Në fund, ai ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave, duke thënë: “Në këtë moment dhimbjeje, solidarizohemi me familjet e viktimave dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika