Moti në Kosovë, temperaturat në rënie me mjegull dhe ngrica gjatë javës

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka parashikuar një javë të ftohtë për vendin, me temperatura të ulëta në mëngjes dhe prezencë të ngricave e mjegullës në shumë zona.

Sipas njoftimit, gjatë mesditës temperaturat do të jenë kryesisht mbi zero, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e lartë për shkak të erërave nga veriu dhe veriperëndimi.

Qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Ndërkohë, shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi në rrugët e lagështa mund të krijohen shtresa akulli, duke rritur rrezikun e aksidenteve.

Parashikimi për ditët në vijim:

E hënë – Moti kryesisht i vranët, vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale nga -1°C deri në 1°C, ndërsa maksimalet 3-6°C.

E martë – Rënie e temperaturave, me minimale nga -5°C deri në -6°C.

E mërkurë & e enjte – Moti mbetet i ftohtë dhe me vranësira.

E premte – Kryesisht vranët, me intervale të shkurtra me diell dhe riga shiu në disa zona. Temperaturat minimale nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika