Kurti kërkon nga Kallasi hetim gjithëpërfshirës për masakrën në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për identifikimin dhe ndjekjen penale të përgjegjësve për kryerjen e masakrës në veri të Mitrovicës 25 vjet më parë. 

Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në një sulm të koordinuar nga grupet e armatosura të Serbisë, u vranë 10 qytetarë shqiptarë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar dhe u plagosën 25 tjerë. U dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1664 familje shqiptare, rreth 12 qytetarë të Mitrovicës. 

Kurti në letër drejtuar Kallasit ka thënë se ato sulme të koordinuara kishin për qëllim ndryshimin e demografisë në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Ai ka thënë se Qeveria po punon që të kthehen në shtëpitë e tyre të gjithë ata që duan dhe se janë rindërtuar shtëpitë e tyre. Por, ka thënë se kjo ngjarje tragjike nuk është adresuar në mënyrë adekuate. 

“Duke marrë në konsideratë këto fakte, një hetim gjithëpërfshirës është i nevojshëm për të identifikuar dhe për të mbajtur përgjegjës ata që qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve, sulmeve dhe dëbimeve të dhunshme. Besoj se do t’i jepni kësaj çështje urgjente vëmendjen që e meriton. Përballja me këtë padrejtësi nuk është vetëm obligim moral, por edhe hap kyç drejt një pajtimi të vërtetë dhe paqeje të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Kurtit.  

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika