Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të kanosjes në Lipjan, ku një person ka raportuar se është kërcënuar nga një i dyshuar.
Siç thuhet në raportin e Policisë, kërcënimi ka ndodhur në rrjetet sociale, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet si “kanosje”.
“I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.