Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar për armë në fshatin Kleçkë në Zubin Potok.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Sipas njoftimit ekipi i deminimit ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar
“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një qese plastike ku dyshohej se mund të ketë në brendi armë. Lidhur me rastin njësiti për deminim i PK-së ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt, rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Derisa mbrëmë lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, i cili kishte bërë të ditur se fillimisht autoritetet e rendit kishin hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm.