Në javën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë thirrje të fuqishme për mobilizimin e qytetarëve në mbështetje të partisë së tij.
“Vrulli i madh i LDK-së është tani më kudo, ndryshimi që Kosova ka aq shumë nevojë është shumë afër, tash krejt varet nga ju qytetarë të Kosovës. Ne kemi nevojë për ju, që të flisni me gjithë që njihni dhe të siguroheni që ata të dalin të votojnë për ndryshim më 9 shkurt,” ka deklaruar Mustafa në konferencë për media të martën.
Ai ka theksuar se çdo votë është vendimtare dhe ka bërë thirrje që secili qytetar të angazhohet duke sjellë edhe një person tjetër për të votuar për LDK-në.
“Të gjithë tani e kuptojnë se ndryshimi po vjen, dhe se vetëm LDK-ja do ta sjellë këtë ndryshim. Nëse secili prej jush sjellë një person tjetër për të votuar për LDK-në do të vijë ndryshimi. Ne do ta fitojmë këtë garë, ne e ndjejmë atë”, ka shtuar ai.
Mes tjerash, Mustafa ka apeluar për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
“Tash së bashku le ta sjellim ndryshimin, le të bëhemi ndryshimi, prandaj më 9 shkurt votojeni 14, votojeni LDK-në, votojeni Lumirin”.