Specialja dënon Shalën me 3 vjet burgim, Bahtijarin e Januzin me nga dy vjet

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, të martën është marrë vendimi nga trupi gjykues ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë.

Haxhi Shala është dënuar me 3 vjet burgim, Sabit Januzi me 2 vjet burgim gjithashtu edhe Ismet Bhatijari me 2 vjet burgim.

Shala, Bahtijari dhe Januzi e kanë pranuar fajësinë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë, pasi arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranim të fajësisë në fund të dhjetorit 2024.

Që të tre akuzoheshin se kishin bashkëpunuar për ta nxitur një dëshmitar të mos dëshmonte para Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, që njihen edhe si Gjykata Speciale.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor 2023, ndërsa Shala në dhjetor 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë prej atëherë, do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika