Hoxha: Kurti është figurë polarizuese që nga ekzistenca e vet

Sa i përket Richard Grenell, analisti Ylli Hoxha ka thënë se debati duhet të jetë edhe për Kurtin por edhe përtej Kurtit dhe se nëse ai është problemi i administratave amerikane, është problemi më i vogël për Kosovën

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se Albin Kurti është ‘figurë polarizuese prej ekzistencës së vet’.

Hoxha është shprehur se detyra e partive opozitare është në momentin e parë me rrëzu Kurtin sepse janë oponent politik të tij.

“Krejt ky tabor opozitar që është opozitar e që është i ndamë në së paku tri pjesë, tash edhe katër e më tutje është anti Kurti natyrshëm, sepse detyra zyrtare, detyra e opozitës është e tillë”.

Ndërsa sa i përket Richard Grenell, Hoxha ka thënë se debati duhet të jetë edhe për Kurtin por, edhe përtej Kurtit.

“…sepse në të është një problem tejet më i madh se kaq. Nëse problem i SHBA-ve në Kosovë është Kurti, është problem më i vogël që ne e kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj që zgjidhet pa nevojën e intervencës së Debat Plusit fare por brenda kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje sepse me gjithë atë unë e konsideroj Kurtin përkundër aspekteve të tij që e kritikoj si polarizimin e skajshëm, unë e konsideroj si qenie racionale politike. Një qenie racionale politike nuk besoj që është i interesum që ta provojë fatin në ballafaqim me këtë hez të presidentit Trump përmes emisarit të tij Grenell”, ka thënë ai.

“Nëse Kurti është pengesa e administrative amerikane, atëherë zgjidhet shumë lehtë kjo punë…largohet zotëri Kurti, shkon te shpija e këqyr televizor… kaq”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika