Rukiqi: Projekti i LDK-së për centralin me gaz ka ngjallë interesin e administratës së Trump

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Berat Rukiqi, ka komentuar projektin e partisë së tij për ndërtimin e një centrali me gaz, duke theksuar se ky projekt ka tërhequr vëmendjen e administratës së re amerikane dhe ka krijuar mundësi për një komunikim të ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së.

Rukiqi gjithashtu ka potencuar rëndësinë e politikës së jashtme dhe ndikimin që ka ajo në sigurinë kombëtare, duke përmendur mbështetjen amerikane si një faktor kyç për zhvillimin e Kosovës.

“Sektori i energjisë, në këtë rast projekti me gazë apo centrali me gazë ka ngjallë interesin e administratës së re në Amerikë, dhe si rrjedhojë e kësaj ka ngjallë edhe një komunikim të shëndoshë me administratën e re sa i përket planave të LDK-së për të ardhmen e vendit. Pastaj te siguria kombëtare përveç pjesës së energjisë normal është edhe pjesa politikes së jashtme”, ka deklaruar Rukiqi në Debat Plus.

“Sot dhe në ditët e kaluara kemi pasur një varg të çështjes që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe kanë prek edhe Kosovën ka të bëj me ndihmën e  jashtme. Thuhet se çdo ndihmë e jashtme e SHBA-së për vende të tjera në të ardhmen është e lidhur me politiken e jashtme amerikane pra sa një vend është në përputhje  me politikat amerikane, me interesat strategjike të SHBA-së”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika