Kica-Xhelili: Kurti mbron korrupsionin dhe mundohet t’i mbulojë skandalet me akuza

Kandidatja për deputete nga LDK, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Qeverinë Kurti për mbrojtje të korrupsionit dhe për fshehje të akuzave ndaj zyrtarëve të lartë.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij mbështesin individë të përfshirë në skandale korruptive, duke përmendur mbrojtjen që ai u ka bërë Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt në Kuvend.

“Ky kryeministër mbron ata që janë të përfshirë në korrupsion. Nagip Krasniqi mbrohej për kontratat njëburimorë, Martin Berishaj për akuzat për vepra penale, dhe Rozeta Hajdari për çështjen e rezervave shtetërore”, ka deklaruar Kica-Xhelili në Debat Plus.

Ajo e konsideroi këtë si një tentativë për të fshehur korrupsionin dhe ka shtuar se komisionet hetimore janë sabotuar nga Qeveria për të mbrojtur këta individë.

“Ne kemi një kupolë të reaksioneve për të fshehur korrupsionin, gjitha akuzat që po bëhen nga kryeministri i vendit, e bëjnë vetëm një tentativë të fshehjes, absolutisht ka korrupsion. Fakti që me kaq insistim i mbështesin dhe i mbulojën dhe akuzojnë kur ka raste të tilla. Këta janë shndërruar në kupolë të korrupsioni, dhe në një mekanizëm i cili paturpësisht e mbështet dhe e mbron korrupsionin qeveritar”, ka deklaruar ajo.

“Kryeministri i njëjtë nuk e ka mbrojtur vetëm Nagip Krasniqin, kryeministri njëjtë e ka mbrojtur edhe Martin Berishajn, i cili në komisionin parlamentar në Kuvend ka deklaruar rrejshëm që është vetë vepër penale, kryeministri asnjëherë nuk ka qenë në gjendje të tregojë se ku kanë shkuar paratë e tërhequra në Prishtinë që kurrë nuk janë deklaruar në administratën tatimore të Kosovës. Kryeministri i njëjtë e ka mbrojtur Rozeta Hajdarin në çështjen e rezervave shtetërore pavarësisht faktit që brenda Kuvendit ka pasur komision hetimor, të cilin e kanë sabotuar më pas”., ka deklaruar mes tjerash Kica – Xhelili.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika