Haliti: ‘Fiskullturat’ e Kurtit në Veri në gjashtë muajt e fundit më shumë për interesa elektorale

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet  e 9 shkurtit në një intervistë në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se Veriu i vendit nuk ka pasur ushtarë të huaj deri sa ka komentuar situatën atje.

Ai ka thënë se në Veri ka pasur shtetas të Kosovës të cilët nuk janë pajtu me politikat e Albin Kurtit dhe kryeministrave të më hershëm.

“Me thënë që e ka çliru [AlbinKurti Veriun] gjithkush mund ta kuptoj apo ta keqkuptoj fjalën çlirim për faktin që pak a shumë nuk ka luftu me dikë…përjashto rastin në Banjska që ajo që ka ndodh ka ndodh, ajo ka qenë një veprim i policisë shumë i mirë, por sa i përket çlirimit unë nuk e di, ka të meta por mesa politikisht nëse gjykojmë edhe gjykojmë si evropian e jo si struktura të ish regjimeve të mëparshme, atëherë neve e çlirojmë ose krejt Kosova është e lirë edhe Veriun duke përfshi në qoftë se ata i përshtaten ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Megjithatë, ai ka thënë se në Veri është dashur me kriju raporte me vendasit dhe përfaqësuesit e tyre.

Haliti: Kurti me logjikë të viteve të ’70-ta

Haliti ka kritikuar Kurtin duke e quajtur logjiken e tij të njëjtë me atë të viteve të ’70-ta.

“Logjika dhe mënyra e veprimit të Albinit është e njëjtë sikurse dikur në vitet e ’70-ta kur edhe pa pas kurrgjë në dorë ne kemi pretendu shumë më shumë se sa që kemi sot dhe realiteti ka qenë atëherë krejt tjetër dhe u dashtë me funksionu krejt diçka tjetër”.

“Nëse ai e ka çliru Veriun qysh po thotë pa pushkë po me zhurma atëherë ekziston një forcë që është quajtur UÇK që e ka çliru krejt Kosovën dhe s’mund të shtyhet me ata që e kanë çliru Kosovën ai që e ka ‘çliru Veriun’”, ka thënë Haliti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika