Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon sportistët transgjinorë, të cilët janë lindur meshkuj, të marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave.
“Ne do të mbrojmë traditën krenare të atleteve femra. Sportet e grave do të jenë vetëm për gra”, ka deklaruar Trump gjatë nënshkrimit të urdhrit.
Ky vendim ua bën me dije të gjitha shkollave që marrin fonde publike se nëse lejojnë pjesëmarrjen e studentëve transgjinorë në ekipet sportive të vajzave apo në dhomat e tyre të zhveshjes, ato do të përballen me hetime dhe rrezikojnë të humbin financimin federal.
“Kjo menjëherë i jep fund sulmit mbi sportistet femra,” ka shtuar Trump.
Urdhri ndalon gjithashtu që studentët transgjinorë të përdorin tualetet e dedikuara për vajza dhe gra./BBC