Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 19, Shemsi Dreshaj ka publikuar në Facebook disa aktivitete të tij nga Suhareka deri në Has.
Ai ka thënë se “Rinia e Suharekës në këmbë për ndryshim dhe për listën e fitores 137”.
Dreshaj ka publikuar foto nga aktiviteti në Suharekë me mijëra qytetarë e simpatizant në mbështetje të Koalicionit AAK-NISMA.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/476273508_967445122003411_3037865865176427263_n-1024x511.jpg)
Gjithashtu, ai ka publikuar foto edhe nga Hasi përkatësit Lubizhda ku ka thënë se në tërë vendin ka një mobilizim siç thotë ai kundër izolimit e anti-amerikanizmit.
“Edhe Hasi në këmbë. Lubizhda mbremë e dëshmoj se çdo pëllmbë e Kosovës është kundër izolimit, totalitarizmit dhe anti-amerikanizmit!”.
Ai ka zhvilluar aktivitete edhe në Korish, ku ka thënë se edhe kjo anë ka shprehur gatishmërinë për ndryshim si e tërë Kosova.
”Edhe Korisha si krejt Kosova në mbështetje të listës së fitorës 137”, ka shkruar Dreshaj duke shtuar:
137 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
1 Ramush Haradinaj
19 Shemsedin Dreshaj”
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/475992603_967450608669529_8899833444266099560_n-1.jpg)