Kurti “në shtëpi” apo “izolim për katër vjet”? – Populli vendos më 9 shkurt, thotë Canaj

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për veprimet e tij që, sipas tij, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanarisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka bërë një paralele mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kurtit, duke theksuar se Haradinaj kishte zgjedhur të largohej nga posti kur pa se qëndrimi i tij për taksën ndaj Serbisë po dëmtonte vendin.

“Haradinaj ka shkruar në të shtëpi (shkau i mosheqjes së taksës ndaj Serbisë) se e ka parë që po i bën dëm vendit edhe ka qenë ajo krenaria e tij dhe e ka parë më të rrugës ashtu. I bie që më mirë me shku në shtëpi sesa më i bë dëm vendit. Tani jemi në një situatë ku po shihet që po i bën dëm shumë vendit. Dhe insiston të mos shkojë të shtëpi. Këtu është dallimi në mes të Haradinajt dhe Kurtit”, ka thënë Canaj në FIVE të Dukagjinit.

Ai paralajmëroi se populli duhet të vendosë mes izolimit katërvjeçar ose ndryshimit politik.

“Tash populli duhet të vendos në mes të asaj se a do të jemi të izoluar për katër vitet e ardhshme apo do ta çojmë dikë në shtëpi. Më falni që po jam kaq direkt. Por, po detyrohem pr shkak se teke e fundit asnjëherë nuk na është thënë aq qartë edhe s’na është folur për pozicionin e Kosovës në raport me SHBA-të”, ka shtuar Canaj.

Krahas kësaj Canaj komentoi edhe deklaratat e Richard Grenell, emisari i ish-presidentit Donald Trump për misione speciale, ku kritikoi Kurtin për mosbesueshmëri si partner ndërkombëtar.

Grenell: Retorika e Kurtit se është i afërt me ShBA-në është e rreme, mos u mashtroni

“Në histori popujt e vegjël, shtet e vogla, i shpëton orientimi i drejtë. Historia njeh shumë popuj që janë shumë inekzistent, pikërisht për shkak rreshtimit të gabuar. Dhe ne tani duhet të na bëjnë të qartë struktura politike në përgjithësi se çfarë orientimi po marrim. Kushdo që fiton në zgjedhje, jemi duke u futur në një fushë totalisht të panjohur. Askush nuk e dinë edhe nuk e ka të qartë se çka na pret. Për këtë mendoj që na duhen politikanë dhe struktura politike që dinë të nuhasin, lexoj dhe veprojnë në situata të caktuara”, ka thënë ish-diplomati Canaj.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika