Abdixhiku: Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh

Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh nën qeverisjen qendrore të LDK-së. Kështu ka premtuar kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral me disa nëndegëve në Gjilan.

Qeverisja e Lidhjes Demokratike do të jetë garanci për përmirësimin e jetesës në Kosovë, ka thënë kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Gjatë tubimit elektorale në Gjilan, ai është zotuar për investime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë.

“Anomorava e të parëve të mi qenka ngritur në këmbë. Qenka besatu për ndryshim të madh nacional dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe në Gjilanin tuaj, në Karadakun e Kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani. Tre kolosë të mëdhenj, tre emra historik, që në tri epoka të ndryshme historike, u kryengritën për t’i dhënë Gjilanit, Kosovës e gjithë shqiptarëve vlerën mëtë madhe njerëzore pra vet lirinë. Dhe ëndrra e tyre e djeshme, për të ruajtur, mbrojtur e lartnuar shtetin që kemi, na qëndron sot jo vetëm si rikujtim për sakrificë, por na qëndron sot si kushtrim për përbashkim e për shpëtim”.

Abdixhiku ka premtuar edhe anëtarësim në BE dhe NATO.

Garanci për jetë më të mirë në Kosovë me qeverisjen e Lidhjes Demokratike, ka dhënë kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Istog të mërkurën.

“Sepse e të gjithë e dijmë, se kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”.

“Kosova, Republika jonë, qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran. Dhe në këtë udhëkryq, në këtë definimin të së ardhmes sonë, qytetarët e Kosovës, ju të dashur qytetarë të Gjilanit, duhet të kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja. Sepse këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vet Kosovën. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në lumin e madh të rrjedhave botërore, apo si një vend i zymtë, i propagandës, i përçarjes, i mbylljes e i sanksioneve, si një vend i zbrazjes së dhimbshme – i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesim edhe pak, edhe vet, edhe keq. Këtë zgjedhje unë e kam të qartë! Ketë zgjedhje ju duhet ta keni të qartë. Më 9 shkurt është koha të zgjedhni ju”, ka thënë Abdixhiku./EO

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika