Abdixhiku për mesazhet amerikane: Është i qartë perceptimi i Administratës Trump ndaj qeverisë në ikje

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportin e Kosovës me Amerikën, pas reagimit të ashpër të Richard Grenell në deklaratën e Albin Kurtit.

Sipas tij, mesazhi dhe qëndrimi ndaj Qeverisë së Kosovës është mëse i qartë nga administrata e re e presidentit Donald Trump.

Abdixhiku ka deklaruar se nëse merr besimin e qytetarëve për të qeverisur me vendin, sipas tij, gjëja e parë që do të bëjë është vizita në SHBA dhe vendosja e Kosovës në hartën e interesave të Amerikës në tri fusha.

“Pra unë dua të përmirësoj raportet me Administratën Amerikane, do ta vendosë Kosovën në tavolinën e interesave të mëdha amerikane, do të përfitoj nga kjo mundësi e madhe e rendit të ri botëror. Dua të prezantojë se Kosova strategjikisht ka projekte që Amerikën e vendosin si partner kryesor ekonomik. E kam fjalën për gaz, energji, turizëm, miniera e projekte të mëdha të Republikës së Kosovës”.

“Pak a shumë me i përngja asaj që Shqipëria ka bërë për mrekulli këto katër vitet e fundit, që ka marrë investime të drejtpërdrejta amerikane në lartënimin e interesave strategjike të shtetit të tyre. Ky relacion nuk pretendoj ta ndikoj, por është i qartë, i thënë se çfarë percepcioni ka administrata Trump ndaj qeverisë  në ikje. Vendimmarrja gjithsesi është e popullit, populli duhet ta lexoj qartë se si do ta sheh vendin e vet se si do sheh të ardhmen e fëmijëve të vet”, tha Abdixhiku në KlanKosova.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika