Hamza në Prizren: Do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën


Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Prizrenit në sheshin “Shatervan”.

“Është nder e kënaqësi të jem në qytetin e bukur të Prizrenit, qytet jo vetëm i historisë, por edhe i bashkimit për liri, për barazi, për përparim e për integrim. Mbi këto parime e kam ndërtuar edhe vizionin tim për Kosovën dhe me këto parime do të qeveris si Kryeministri Juaj. Do të angazhohemi për rimëkëmbjen e sheshit “Shatërvan”.

Për rregullimin e unazës së qytetit, për lidhjen e autostradës dhe hapjen e rrugës së re tranzitore. Do të punojmë të sigurojmë rezerva të mjaftueshme të ujit, që qyteti mos ta ketë më këtë shqetësim për dekadat e ardhshme. Pra, do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën. Ky nuk është vetëm një plan. Ky është premtimi që do ta mbajmë!”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika