Grenell i përgjigjet sërish Kurtit për relacionet Kosovë – SHBA: Kurrë s’kanë qenë më poshtë  

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar sërish deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Kurti dje (e enjte) tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë.

Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit së bashku me një fotografi të tij.

Emisari Grenell e ka quajtur deklaratën e Kurtit iluzore teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e më të dobëta.

“Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Anthony Blinken etj”, ka shkruar Grenell.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika