Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

Mëngjesin e sotëm (e premte) ka pasur kërcënime me bomba në disa shkolla të Shkupit.

Sipas informacioneve të para, ka pasur evakuim në shkollën fillore “Petar Zdravkovski” në Butel.

Po ashtu, fëmijët janë evakuuar nga shkolla fillore “Kiro Gligorov”, nga ku nxënësit janë kthyer në shtëpi, sipas informacioneve jozyrtare. Ka pasur gjithashtu kërcënime me bomba edhe në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”.

Gjithashtu sipas mediave lokale thuhet se njoftime për bomba ka pasur edhe në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.

Kërcënime ka pasur në rreth gjashtë shkolla, njoftojnë burime nga MPB.

Në disa shkolla, pas kontrolleve të kryera nga MPB, mësimi ka vazhduar./KlanMK.

MPB: Alarmet për bomba nëpër shkolla janë të rrejshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste.

Nga MPB thonë se pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

“Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë. Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për raportime të rreme”.

“Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit”, thonë nga MPB.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika