Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në objektin e Kino ABC në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me katër automjete për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia ka evakuuar qytetarët në një distancë të sigurt për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm ka njoftuar zëdhënësja së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar Ahmeti.