“Ekstazia, Martini, Sekiraqa, Radojçiqi…”, Mehmetaj: Skandalet, shkaku i pjesëmarrjes së ulët në tubimin e VV-së në Prishtinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se shkaku kryesor për numrin e ulët të të pranishmëve në tubimin e Vetëvendosjes në Prishtinë janë skandalet që kanë përfshirë disa figura të larta të kësaj partie.

Mehmetaj ka renditur një seri skandalesh që, sipas tij, kanë ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve dhe kanë kontribuar në mospjesëmarrjen në këtë tubim përmbyllës – që u trumbetua nga VV-ja si më i madhi ndonjëherë.

“Pse nuk dolën njerëzit në tubim? Ja disa arsye: Skandali i Rozeta Hajdarit me rezervat shtetërore, skandali i Liburn Aliut me ambalazhuesit e ujit, skandali i Donika Gërvalles për mosdeklarimin e pasurisë, skandali i Martin Berishajt me GEN-in në Beograd, skandali i Mimoza Kusari me ‘Zdravon’, skandali i Nagip Krasniqit me KEK-un, skandali i Besnik Bislimit me kompaninë Litwin, skandali i asamblistit të VV-së në Prishtinë me ekstazi që u zbulua në autobus, skandali i Albulena Haxhiut që ia mundësoi Enver Sekiraqës larigmin (dhe ende nuk dimë ku është sot), skandali i Pecit me subvencionet, skandali i Ngavacit që e ka shkelur Kushtetutën…”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Mehmetaj theksoi gjithashtu se tubimi në Prishtinë nuk ka arritur të mbledhë më shumë se 10 mijë persona.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika