Hamza: Si kryeministër, unë do ta respektoj opozitën

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka folur lidhur me vizionin e tij për bashkimin e qytetarëve dhe qasjen e tij ndaj gjuhës së përdorur nga Qeveria aktuale.

Ai ka theksuar se për të, njerëzit nuk ndahen në të mirë dhe të këqij bazuar në përkatësinë politike, por se të gjithë duhet të trajtohen barabart në momentin që ai merr drejtimin e institucioneve.

“Unë jam i bindur se në çdo parti ka njerëz të mirë dhe njerëz që e duan Kosovën. Nuk i ndaj njerëzit – ata që janë me mua janë të mirë, e ata që s’janë me mua janë apriori njerëz të këqij. Mirëpo, në momentin kur e merr pozitën dhe kryeson institucionin, i shërben të gjithë qytetarëve pa dallim. Aty bie flamuri partiak, hyn flamuri shtetëror, flamuri institucional. Brenda institucionit sillesh si institucionalist,” tha Hamza në emisionin Pressing në T7.

Ai siguroi qytetarët se do ta kenë përkrahjen e tij, pavarësisht se a e votojnë apo jo.

“Qytetarët do ta kenë mbështetjen e plotë dhe trajtimin e njëjtë – edhe ata që më votojnë dhe ata që s’më votojnë. Ne kemi nevojë për pluralizëm politik, kemi nevojë për mendim ndryshe, mirëpo nuk kemi nevojë që të konsiderohemi, larg qoftë, armiq mes veti. Jemi oponentë politikë, mirëpo jemi njerëz të këtij vendi dhe vendin tonë e duam,” shtoi ai.

Deklaratat e Hamzës vijnë në kohën kur ai synon të fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr qeverinë e ardhshme, duke theksuar nevojën për unitet.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika